Lideri socialdemokrat Zoran Zaev përfundimisht mbyll dyert për një koalicion me BDI-në pas zgjedhjeve të 15 Korrikut. Komentet për Radion Evropa e Lirë Zaevi i bëri pas përplasjeve të fundit me integristët, kur u bë publike një ?bombë? ku dëgjohet se ai ofendon shqiptarët dhe BDI-në.
"Nuk ka shanse që të hyjmë në koalicion me BDI-në sepse opsionet kundrejt kundërshtarit të parë dhe të drejtpërdrejt të BDI-së që është Aleanca dhe Alternativa, janë afër me mandatet, madje edhe po të ketë dallime prej 2-3 plus minus atëherë kemi opsion që realisht të zgjedhim."
Nga ana tjetër, BDI ftoi Zaevin që të kërkojë falje, që siç thanë, të mos mbyllen të gjitha shtigjet e bashkëpunimit në të ardhmen.
?Ne që të mund të vazhdojmë bashkëpunimin në këtë vend, nga këtu kërkojë që Zoran Zaev të del dhe publikisht t`u kërkojë falje shqiptarëve për ofendimet që ua bën.
Sonte në mesnatë në Maqedoninë e Veriut hynë në fuqi heshtja zgjedhore.
Më shumë se 1.8 milionë votuesit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për shkak të pandemisë, për herë të parë do të votojnë tre ditë.
Në garë janë listat e kandidatëve të 15 koalicioneve dhe partive politike me gjithsej 1.578 kandidatë, prej të cilëve 903 janë burra, ndërsa 657 gra.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/